18.6 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Kryeministri Rama në Prishtinë, takohet me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takimi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.

Takimi u zhvillua në presidencës, ndërsa mediat u lejuan të marrin pamje vetëm para takimit.

Përveç takimit me presidenten Osmani, kryeministri Edi Rama nuk ka ndonjë takim të planifikuar me kryeministrin Albin Kurti.

Në agjendën e kryeministrit Kurti nuk është bërë ndonjë njoftim për një takim mes homologëve.

Në 25 vjetorin e çlirimit të vendit, janë paraparë disa aktivitete.

Rreth orës 10:30, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne, ku deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...