0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Kryeministri, Ramush Haradinaj ripërserit qëndrimin për taksën

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se për heqjen e taksës ndaj Serbisë, fillimisht duhet një kontratë në të cilën theksohet qartë që do të ketë njohje reciproke dhe nuk do të ketë prekje të territoreve.

Haradinaj në konferencën për media ka thënë se përderisa kjo kontratë nuk është në tavolinë, nuk mund të diskutohet për pezullim të taksës apo ndonjë veprim tjetër.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se deri tani me Serbinë është zhvilluar një dialog për t’a dobësuar Kosovën dhe më i bë dëme vetëm Kosovës, sipas tij nuk preferohet që një proces i tillë t’i kushtojë vetëm vendit tonë.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka cilësuar si të rrezikshme idenë e kryeministrit për mos – heqje të taksës së vendosur ndaj Serbisë. Sipas, tij Kosova do të stagnojë për anëtarësim nëpër organizata të ndryshme dhe do të prish miqësinë me SHBA-të, falë insistimit të kryeministrit që taksë të qëndrojë dhe rrjedhimisht mos të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...