33.5 C
Pec
E premte, 12 Korrik, 2024

Kryeministri sllovak del për herë të parë në publik që nga atentati ndaj tij

Kryeministri i Sllovakisë është shfaqur në publik për herë të parë që kur një atentat e la atë të luftonte për jetën.

Robert Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në mes të muajit maj në atë që prokurorët e kanë përshkruar si një sulm terrorist.

Duke folur nga një podium në rrënojat e një kështjelle që daton XI shekuj më parë, Fico goditi ideologjitë progresive që ai tha se “po përhapeshin si kancer” dhe po dëmtonin vendin.

“Unë nuk dua që Sllovakia të jetë ndër vendet që janë karikaturë e qytetërimit perëndimor”, tha 59-vjeçari.

Qeveria majtiste-nacionaliste e Ficos ka ndryshuar shpejt politikën që nga marrja e pushtetit shtatorin e kaluar, duke përfshirë ndryshimin e disa ligjeve penale dhe ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Partitë opozitare kanë luftuar me qeverinë për ndryshimet, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vëzhguar për dëmtimin e sundimit të ligjit ose lirive të mediave.

Fico është përballur me kritika për pikëpamjet që anojnë nga Rusia, ndërsa ministri i Jashtëm është takuar me homologun rus.

Në fjalën e tij, kryeministri përsëriti thirrjen për bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai shtoi se do të bashkohej me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban në udhëtimin e diskutueshëm – të cilin ai e quajti një “mision paqeje” – në Moskë , nëse do t’ia lejonte shëndeti i tij.

“Nuk ka mjaftueshëm, po e përsëris, nuk ka mjaftueshëm bisedime paqeje, iniciativa paqeje”, tha ai.

Ndryshe, atentatori, një burrë i identifikuar si 71-vjeçari Juraj C, tha se kishte dashur ta lëndonte Ficon, por jo ta vriste atë, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Katër herë kryeministri majtist u qëllua më 15 maj, kur ai përshëndeti mbështetësit pas një mbledhje të qeverisë në qytetin Handlova. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...