21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme por të rëndë, ndërsa personi i dyshuar për atentatin ndaj tij e ka bërë paraqitjen e parë në gjykatë.

“Gjendja e kryeministrit është stabile, por pavarësisht kësaj është ende e rëndë. Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë të mërkurën në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova. I dyshuari është arrestuar”, tha Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se gjendja e Ficos nënkupton se transportimi i tij për në kryeqytet është i pamundur.

Siç raportohet, Gjykata e specializuar penale e Sllovakisë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, ndërsa së fundmi ai ka bërë paraqitjen e parë të tij në gjykatë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...