4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kryeministri sllovak qëllohet me armë zjarri, po dërgohet i plagosur në spital

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raportojnë mediat lokale sllovake, transmeton The Guardian.

Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.

Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.

Ngjarja ka ndodhur pasi Fico po dilte nga një mbledhje e Qeverisë.

Një dëshmitar i tha “Reuters” se fillimisht dëgjoi disa të shtëna dhe me pas pa një burrë të arrestuar nga policia. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...