17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Kryeministri spanjoll i bën thirrje BE-së të rishikojë planin e tarifave për automjetet elektrike kineze

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe Komisionit Europian, që të “rishqyrtojnë” pozicionin e tyre mbi planet për të vendosur tarifa për automjetet elektrike kineze.

“Ne duhet të rishikojmë, të gjithë së bashku vendimin tonë”, tha Sanchez gjatë një konference për shtyp në Shangai.

Pekini ka nisur një hetim për importet e mishit të derrit dhe produkteve me bazë derri, nga të cilat Spanja është eksportuesi më i madh europian në Kinë.

“Siç thashë më parë, ne nuk kemi nevojë për një luftë tjetër, një luftë tregtare në këtë rast”, tha Pedro Sanchez.

Kreu i qeverisë spanjolle tha se i shprehu “befasinë” e tij presidentit kinez Xi Jinping për zgjedhjen e Pekinit për t’iu përgjigjur industrisë së derrave.

Komisioni Europian njoftoi më 20 gusht vendimin e tij për të vendosur taksa shtesë për pesë vjet për automjetet elektrike nga Kina, përfshirë ato të prodhuesit amerikan të makinave Tesla, e cila ka një fabrikë në Shangai.

Brukseli do t’i shtojë taksës 10% tashmë të vendosur për importet e automjeteve elektrike kineze, një taksë shtesë deri në 36%.

Këto tarifa do të jenë në fuqi deri në fund të tetorit dhe për pesë vjet. Ato më pas do të zëvendësojnë taksat e përkohshme që u vendosën në fillim të korrikut dhe do të arrijnë deri në 38%, sipas Komisionit.

Me këto taksa shtesë, BE-ja shpreson të mbrojë industrinë e makinave e cila punëson 14.6 milionë njerëz në të gjithë BE-në, duke shmangur një përplasje me partnerin e saj të dytë më të madh ekonomik pas Shteteve të Bashkuara.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...