17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Kryeministri takon Ardita Sinanin, i ofron bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kryetaren e sapozgjedhur të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...