Libri me titull “Kryemjeshtri” i autorit Arsim Maxhera që është promovuar ditë më parë në Biblotekën Universitare të Kosovës, të shtunën me 25 shkurt 2023 do promovohet në Pejë.
Ky libër iu ka kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, pejanit Driton Kuka.
Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend, duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur përmes xhudos.
‘Ju njoftojmë se do të bëhet promovimi i librit “Kryemjeshtri” nga Arsim Maxhera, më datë 25.02.2023, në ora 12:00, në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”, Pallati i Kulturës në Pejë.’-thuhet në njoftimin nga komuna e Pejës./Njeshi&RADIO 1/