-0.5 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Kryeparlamentari i ri sllovak heq flamurin e BE-së nga zyrja – vendos fotografinë e Che Guevaras në vend të presidentes së vendit

Partia që ka orientim pro-rus ka fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare në Sllovaki.

Partia fituese Smer ka marr për detyrë të udhëheq qeverinë dhe parlamentin sllovak.
Kryetari i ri i parlamentit sllovak, Lubos Blaha ka nisur punën duke bërë disa ndryshime në zyrën e tij të re.

Ai hoqi flamurin e Bashkimin Evropian dhe e zëvendësoi një portret të presidentes sllovake, Zuzana Çaputova me një të Che Guevara.

Ndryshe, Robert Fico është zgjedhur ditë më parë kryeministër i Sllovakisë gjersa gjatë fushatës zgjedhore është zotuar se do t’i jep fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Partia SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partinë nacionaliste SNS./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...