2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Kryeparlamentari Veseli thotë se Bondsteel-i nuk mbyllet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet t’i prishë marrëdhënjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij Kosova duhet të angazhohet  që ta mbajë bazën e Bondsteel, por edhe të bëhet atraksion për investitorët amerikanë.

Ai para gazetarëve tha se duhet të ketë një vendim të përbashkët rreth kërkesave amerikane të cilat i kanë bërë dy zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley.

Duke mospërmendur emra Veseli ka thënë se askush nuk guxon të mbajë qëndrime të ashpra ndaj Amerikës vetëm për konsum të brendshëm.

Veseli ka treguar se dy amerikanët nuk i ka takuar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, pasi të njëjtit i ka takuar kur ka qëndruar herën e fundit në SHBA. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...