Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka refuzuar të komentojë akuzat e lëshuara sot nga Zyra e Kurtit.
Zyra e Kryeministrit, në një përgjigje drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për ta intervistuar kryeministrin Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore, ka drejtuar akuza ndaj Prokurorisë, teksa është marrë specifikisht me Kryeprokurorin Blerim Isufaj dhe e ka cilësuar si politike ftesën nga Prokuroria.
Mediat kanë pyetur Kryeprokurorin Isufaj për këto akuza, mirëpo i njëjti nuk ka dashur të komentojë.
“Nuk komentoj fare”, është përgjigjur shkurt Isufaj.
ZKM ka thënë se Prokuroria po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër kryeministrit Kurti./Njeshi&GR/