22.8 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Isufaj, e ka uruar shefin e EULEX-it, për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, kryeprokurori Isufaj e njoftoi shefin e EULEX-it me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton.

Ndërkaq, kreu i EULEX-it, Pietro Barbano, shprehu gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, të përkrah dhe mbështes punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.

Bashkëbiseduesit shprehën nevojën e  thellimit të bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...