17.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Kryeshefi i KRU “Gjakova” i arrestuar në Bullgari, ishte pjesë e ‘Alternativës’ së Kusari-Lilës

Gjatë ditës së sotme, mediat në Kosovë po raportojnë për arrestimin në Bullgari të Kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Hasan Krasniqi ndodhet në arrest në Bullgari, që nga 19 shkurti 2024, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Mediat kanë pyetur sot Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe autoritet tjera të sigurisë në lidhje me këtë arrestimin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje për konfirmimin e rastit.

Në anën tjetër ka qenë zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla-Dina, e cila ka thënë se Krasniqi është në pushim vjetor. Sipas saj, ai ka kaluar në pushim vjetor qe “5-6 ditë”, derisa tha se nuk ka informacione tjera për të.

Po sot mediat raportuan se Hasan Krasniqi ishte anëtar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, mirëpo e vërteta qëndron se ai është pjesë e partisë ‘Alternativa’ e Mimoza Kusari – Lilës.

‘Angazhimin e tij politik Hasani e ka filluar duke iu bashkuar partisë “Alternativa”. Ai ishte zgjedhur asambleist në Kuvendin Komunal të Gjakovës gjatë mandatit të parë qeverisës të znj. Mimoza Kusari- Lila. (2014 – 2017).’-thuhet në faqen zyrtare të partisë së Kusari-Liles, ‘Alternativa’.

Edhe kur u zgjodhë në krye të KRU ‘Gjakova’, më 3 Tetor 2022, nga media u raportua se ishte Kusari-Lila që rehatoi bashkëpartiakun në krye të KRU ‘Gjakova’./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...