Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena ka pritur në takim përfaqësuesen KFOR-it, Major Imelda Murja.
Në takim palët kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë shumëvjeçar, përderisa Kryeshefi Cena ka ofruar gatishmërinë e përmbushjes nga ana e kompanisë, të secilës kërkesë që buron nga kreu i Komandës së KFOR-it, për ushtrinë.-thuhet mes tjerash në komunikatën e kompanisë.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Kryeshefi Cena në takim me përfaqësuesen KFOR-it., Major Imelda Murja.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena ka pritur në takim përfaqësuesen KFOR-it, Major Imelda Murja.
Në takim palët kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë shumëvjeçar, përderisa Kryeshefi Cena ka ofruar gatishmërinë e përmbushjes nga ana e kompanisë, të secilës kërkesë që buron nga kreu i Komandës së KFOR-it, për ushtrinë.
Është diskutuar gatishmëria e kompanisë, që në rast të paraqitjes së nevojës, gjatë sezonit veror, KRU ‘Hidrodrini’ me anë të cisternave, të furnizojë Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it, me ujë teknik, për nevojat operative të ushtrisë, kërkesë e cila ka marë aprovimin e menjëhershëm nga ana e Kryeshefit Cena.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/
Ramiz Kelmendi, Ekrem LLuka e Vëllëzërit Devolli, Peja i Shpallë ‘Nderi i Qytetit’