12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kryeshefi i KRU “Gjakova” arrestohet në Bullgari, kishte urdhërarrest ndërkombëtarë për trafikim të njerëzve

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh me 19 shkurt 2024, raporton Reporteri. Ai u kap nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime.

 

Kjo pasi, Krasniqi rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.

Atij, një gjykatë e qarkut bullgare i ka caktuar masën e paraburgimit, deri në vendosjen rreth kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali.

 

Dyshimet janë se Krasniqi, që ka në pronësi edhe një kompani transporti udhëtarësh me autobus, dyshohet se ka kontrabanduar njerëz me dokumente të falsifikuara përmes saj.

Mediat kanë pyetur Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe autoritet tjera të sigurisë në lidhje me këtë arrestimin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje për konfirmimin e rastit.

Në anën tjetër ka qenë zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla-Dina, e cila ka thënë se Krasniqi është në pushim vjetor. Sipas saj, ai ka kaluar në pushim vjetor qe “5-6 ditë”, derisa tha se nuk ka informacione tjera për të./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...