23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Kryesia e Kuvendit sot mbanë mbledhje, ky është rendi i ditës

Të hënën (sot) do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 10:00.

Në rend të ditës janë disa pika, përfshirë shqyrtimin e projekt-rezolutës për tre vjet qeverisje, si dhe propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Ky është rendi i plotë i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

  1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

  2. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

 IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
  9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
  14. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
  15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  16. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
  17. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  18. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  19. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
  20. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

    V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...