13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Kryesindikalisti i SBASHK-ut: Vendimi për librat më i keq i Nagavcit, furnizimi mund të zgjasë 1 muaj

Viti i ri shkollor filloi me 1 shtator.Ndryshe nga viti i kaluar kur pati grevë në arsim, këtë vit mësimi nisi me probleme sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit.

Ministria e Arsimit nuk i siguroi nxënësve librat, pasi mori një vendim tjetër.

MASHT-i ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Sigurimi i librave nga prindërit për fëmijët ka shkaktuar tollovi në shumë librari të qyteteve.

Për t’i siguruar prindërit tekstet shkollore për fëmijët e tyre kanë vërshuar libraritë.

Lidhur me këtë situatë aktuale në arsim, ka folur në një prononcim për media , kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

 

 

Jasharaj procesin e furnizimit me tekste shkollore e ka quajtur të vështirë.

Ai thotë se mund të shkojë 1 muaj deri të pajisët të gjithë nxënësit me libra.

Sipas Jasharajt, familjet kosovare me parat e tyre e kanë të vështirë t’i sigurojë tekstet.

“Furnizimi me tekste është shumë i vështirë. Duhet të bëhet e pamundura që të furnizohen familjet në nevojë me tekstet shkollore. Mund të bëhet edhe 1 muaj deri kur nxënësit do të furnizohen të gjithë me libra sepse një pjesë e madhe e familjeve e kanë vështirë me mjetet e veta të blejnë libra pa e marr rimbursimin”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj vendimin e MASHT-it për librat e ka cilësuar si më të keqin që kjo ministri e ka marr ndonjëherë.

Kreu i SBASHK-ut e përmend edhe një problem tjetër që po përballën prindërit.

 

 

“Problemi tjetër është mungesa e librarive në disa qytete ku po shkakton shumë tollovi e shumë vonesë deri në furnizimin e librave ku ata që shkojnë të blejnë po duhet të presin në radhë e po u shkojnë ditët huq nxënësve pa libra. Kurrë zgjedhje më të keqe nuk ka bërë MASHT-i me Nagavcin është dashur të lidhën kontratë valide me botuesit. Ky eksperiment po e vështirëson vazhdimin e vitit shkollor”, theksoi Jasharaj.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, këtë vit ky dikaster ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, siç thotë MASHTI, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...