Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për në orën 11:30.
Telegrafi mëson se një ftesë e tillë e kryesuesit Dehari vjen për të diskutuar me partitë tjera se si të veprohet tutje.Seanca konstituive sot është caktuar për të tretën herë. Seanca dështoi të martën dhe të enjten./Njeshi/