Në mbledhjen e 341-të të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK), kryesuesi, Albert Zogaj tha se bazuar edhe në raportin vjetor Gjykata e Apelit është përfshirë në shkelje serioze të afateve të lëndëve përmbarimor, duke kërkuar nga kryetari i Komisionit për Monitorimin, Vlerësimin dhe Raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, Afrim Shala që të fokusohen në këtë pjesë.
“Ajo që kemi vërejt në raportin e fundvitit është mos respektimi i dokumenteve të miratuara nga Këshilli e sidomos nga Apeli që ka 222 lëndë përmbarimore me ankesë të vitit 2023. Pra, ka një shkelje serioze të afateve”, tha Zogu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Zogaj kërkoi nga kryetari Shala që Komisioni të kthehet tash në një planë më individual dhe jo në pika të përgjithshëm.
Paraprakisht Shala raportoi lidhur me punën e Komisionit për Monitorimin, Vlerësimin dhe Raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimit të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar 2025-2027.
I njëjti tha se kanë zhvilluar një mori takimesh dhe se gjyqtarët janë të detyruar të e zbatojnë planin strategjikë dhe se efikasiteti i trajtimit të lëndëve të korrupsioni.
Mbledhja e KGJK-së vazhdoi me raportimin e koordinatorit për rastet e dhunës në familjes, gjyqtarit Dardan Kadolli i cili tha se rastet e dhunës në familje duhet të kenë një databazë qendrore dhe se duhet të kemi profilizim të gjyqtarëve për trajtimin e këtyre rasteve.
Raportimi para Këshillit vijoi me kryetarët e komisioneve, ku fillimisht raportoi kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, Teuta Ibrahimi.
E njëjta tha se aktualisht kanë në përbërje të komisionit 11 anëtarë, ndonëse parashihet të jenë 16, duke shtuar se për secilin vlerësim të bërë të gjyqtarëve është përpiluar raportin përkatës.
Tutje, Drita Rexhaj kryetare e Komisionit për Çështje Normative tha se gjatë vitit 2024 janë miratuar 30 akte nënligjore, duke shtuar se kanë tejkaluar planin, Sipas saj, disa nga rregulloret e miratuara kanë qenë jetike për funksionin e gjyqësorit.
Fahret Vellija kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave tha se gjatë vitit 2024 kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe se së bashku me Komisionin për Çështje Normative kanë prodhuar rregullore që kanë lehtësuar funksionimin e gjyqësorit.
Ndërsa, Artan Abazi, kryetar i të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel tha se kanë realizuar takime dhe vizita nëpër gjykata për t’i kuptuar nevoja buxhetore para se të hartohet dokumenti që parasheh kërkesat buxhetore.
Dhe krejt në fund, Fidan Hoxha, kryetar i Komisionit për Trajnime tha se për zbatimin e planit falënderojnë ndërkombëtarët të cilët kanë ndihmuar në organizimin e trajnimeve.
Lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike raportoi drejtori i sekretariatit Shkelzen Maliqit, i cili tha se për kërkesat e refuzuara janë dhënë arsyet e refuzimit.
Kurse, për mbrojtjen e të dhënave personale raportoi drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore, Bislim Gashi i cili tha se ka pas vetëm tri raste të evidentuara për shkelje të të dhënave personale dhe se në mbledhje e radhës do të propozohen emrat e zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale në gjykata ku mungon ky zyrtar.
Për rastet e sinjalizimit, kryesuesi Zogaj tha se nuk kanë pasur asnjë rast të sinjalizimit gjatë vitit 2024, ndërkaq Maliqi shtoi se tashmë në secilën gjykatës është i caktuar zyrtari për sinjalizim.
Tutje, u miratua edhe propozimi i mentorëve për gjyqtarët që po ndjekin trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë.
Gjithashtu, u themelua komisioni vlerësues për intervistomini, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme./Njeshi/