1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Kryetarët e gjashtë komunave që u zgjodhën me më pak se tre mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Disa nga kryetarët u zgjodhën me mbi 40 mijë vota por ka edhe nga ta që iu mjaftuan edhe mbi 1 mijë vota për t’u zgjedhur në krye të komunës.

E në gjashtë komuna posti i kryetarit është fituar me më pak se tre mijë vota.

Tre nga ta e përfunduan dilemën e fituesit në raundin e parë kurse tre të tjerëve iu deshtë që të garojnë edhe në një raund tjetër.

Në Hanin e Elezit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Mehmet Ballazhi, në raundin e parë arriti të marrë mbi 50 përqind të votave.

Ballazhi mori 2 mijë e 561 vota.

Katarina Ristic-Ilic nga Lista Serbe ishte e vetmja kandidate për të drejtuar Ranillugun për katër vitet e ardhme, por ajo nuk arriti të merr më shumë se 2 mijë e 427 vota.

Në Komunën e Junikut në raundin e dytë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ruzhdi Shehu e mori mandatin e kryetarit me 1 mijë e 658 vota.

Abdulhadi Krasnicit në raundin e dytë i mjaftuan 1629 vota për të drejtuar komunën e Mamushës.

Në Partesh, Dragan Petkoviq nuk iu nevojiten më shumë se 1 mijë e 684 vota për të marrë këtë komunë pa balotazh. Petkoviç fitoi me 75 përqind të votave.

Në Kllokot Vladan Bogdanoviqit i mjaftuan vetëm 1 mijë e 29 për të marrë mandatin e kryetarit të komunës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...