27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Kryetarët e komunave do të takohen nesër me Presidenten Osmani

Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e Komunave do ta mbaj Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Ndërsa ndër temat që do të diskutojnë Kryetarët e Komunave me Presidenten Osmani janë:

Roli i Komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
Bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve
Sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.
Ky takim vjen pas takimit të Presidentes Osmani me Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me theks në avancimin e bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Takimi mbahet nesër me 5 Qershor 2024 në Hotel Emerald, me fillim në ora 13:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...