8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Kryetari Berisha u lëvdua nga Ambasadori i BE Szunyog për përkushtimin ndaj komuniteteve jo shumicë në Fushë Kosovë

Ambasadori i BE’së Tomas Szunyog ka njoftuar për vizitën e tij në Komunën e Fushë Kosovës ku ka theksuar posaçërisht këtë sukses të Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Të martën diplomati europian njoftoi në ‘X’ për vizitën e tij dhe temat që diskutuan me kryetarin Berisha në Fushë Kosovë. Në fund të njoftimit kryetari u përgëzua nga përfaqësuesi i BE’së për punën e tij me komunitetet jo shumicë në këtë komunë.

“Diskutuam krijimin e vendeve të punës dhe rëndësinë e qeverisjes së mirë, përfshirjen e grave në politikë lokale, komunikimin efektiv mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale me Burim Berishën, Kryetarin e Fushë Kosovë/ Kosovo Polje. E urova atë për përkushtimin e tij ndaj komuniteteve jo shumicë”.

Në të njejtën ditë Szunyog njoftoi edhe për vizitën në qendrën e mësimit të OJQ Balkans Suflowers Kosova të cilët i përgëzoi për punën e mirë në integrimin e komuniteteve  rom, ashkali dhe egjiptian me ofrimin e ndihmës në arsim për 300 fëmijë në ditë./Njesh/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...