-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok.

Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit.

Aty është diskutuar edhe për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s.

Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin.

Ademi dhe Sejdini i diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...