18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Kryetari i Istogut deklaron mbi tre mijë euro kursime në bankë

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një truall. Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e cila kap vlerën prej 200 mijë euro.

Mbi 3 mijë euro kursime ka në institucione financiare, gjithashtu kryetari i Istogut, ka njoftuar se disa kursime ka bërë edhe në emër të fëmijëve të tij.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka deklaruar 30 euro kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Istogut, ai merr mbi 15 mijë euro.

Deklarimin e pasurisë së kryetarit Ilir Ferati mund ta gjeni duke klikuar këtu  /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...