5.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kryetari i Istogut mirëpret Zv.Komandantin e KFOR-it për forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, priti sot në një takim zyrtar Zv.Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, për të diskutuar mbi sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy palëve.

Komuna e Istogut përmes një postimi në Facebook bëri të ditur detajet e takimit, duke theksuar vlerësimin e kryetarit Ferati për rolin e KFOR-it në mbështetjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë bisedës, Gjeneral Irican deklaroi se bashkëpunimi në mes KFOR-it dhe Komunës së Istogut do të vazhdojë

“Është kënaqësi të jem sot këtu dhe të takohem me ju, duke forcuar edhe më tej partneritetin tonë”, ka thënë ai.

Diskutimet u përqendruan në qëndrimet e përbashkëta për sigurinë lokale dhe kombëtare, si dhe në angazhimet për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Takimi përforcoi përkushtimin për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Istogut, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...