3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Kryetari i Junikut për çiftin që vdiq tragjikisht: Do ti kujtojmë përgjithmonë si familje shembullore

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”

Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.

Pak më parë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i tha mediave se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe shtoi se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...