1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Kryetari i Komunës se Pejës priti ne takim te ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë ne Kosovë

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri priti në takim, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë ne Kosovë, Mitsunori OGASAWARA të cilit i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme, që Japonia po ja bën Kosovës, e ne veçanti Pejës, qe nga paslufta ne vitit 1999.

Kryetari e njoftoj për projektet te cilat po i realizon Peja e ne veçanti ato ne partneritet me vendet mike te cilat po e mbështetin Pejën, si dhe me mbështetjen ne ngritjen e Sportit, e sidomos atë te Xhudos.
I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Japonisë ne Kosovë z. Mitsunori OGASAWARA u shpreh mirënjohës për pritjen dhe prezantoj Projektin për përmirësimin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Konsulencë “Xheladin Deda” ne Pejë, si dhe ndihmesën qe ju është bërë QKMF-s në Pejë dhe Spitalit Rajonal ne Pejë, gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.
Poashtu i ngarkuari me punë ne Ambasadën e Japonisë u shpreh i interesuar për zhvillimin e sportit e ne veçanti për sportin e Xhudos.
Vizitat e Delegacionit te Ambasadës se Japonisë vazhduan edhe ne QKMF dhe ne Spitalin Rajonal te Pejës. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...