20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Kryetari i LDK-së kundër peticionit për shkarkimin e Selmanajt, bën thirrje për kujdes kur flitet për të pagjeturit

Ai i del në krah edhe deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci, kur thotë se njerëzve që kanë përjetuar tmerre “nëse nuk mund ti ndihmojmë t’ua zbusim dhembjet, atëherë domosdoshmërisht duhet ti respektojmë dhe t’i përkrahim”.

Kreu i LDK-së ka folur pas debatit që u krijua në publik për të pagjeturit dhe shtimin e zërave që kërkojnë shkarkimin e zvëvëndëskryeministrit Driton Selmanaj.

Isa Mustafa thotë se nuk e ka përcjellur interpelancën për të pagjeturit por ka lexuar shkoqitje nga debati dhe tensionet e krijuara, e po ashtu vlerëson se kjo temë është gjithmonë aktuale derisa të gjendet edhe personi i fundit.

Ai tha se atyre që kanë përjetuar tmerre nëse nuk arrijmë t’ua zbusim dhimbjet, duhet t’i respektojmë dhe përkrahim.

“Ka njerëz që kanë përjetuar tmerre. Nëse nuk mund ti ndihmojmë t’ua zbusim dhembjet e tyre, atëherë domosdoshmërisht duhet ti respektojmë dhe ti përkrahim”, tha me tej kreu i LDK-së.

Tutje Mustafa thotë se do të donte debate në Kuvend që zgjidhin probleme e jo që krijojnë probleme.

“Natyra e Kuvendit është të zhvillohen diskutime, të bëhen debate, të flitet. Këtë të drejtë nuk mund t’ua merr askush deputetëve dhe qeveritarëve. Unë kisha dashur të jetë një debat krejtësisht tjetër, një debat që zgjidhë probleme e jo që krijon probleme” u shpreh Mustafa./Njeshi&GE/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...