Gjatë vizitës së tij në SHBA, dhe takimit me sekretarin e përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresin, Tajani, ka thënë se stabiliteti në Ballkan, do të thotë edhe stabilitet në Europë.
Tajani, ka deklaruar se me kujdes duhet të analizohen investimet ne vendet e Ballkanit, sepse ato mund te vinë nga Rusia, vendet arabe, Turqia etj. Sipas kryetarit të parlamentit Europian, kjo është lojë e rrezikshme dhe Europa, duhet te jetë shumë më aktive në këtë drejtim.
Lideri i opozitës Lulëzim Basha, dje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama, për dialog, duke thënë se dialogu i vetëm do të bëhët me popullin në shesh.
Dje Basha, takoi drejtuesit e strukturave dhe deputetët e Tiranës, duke kërkuar mobilizim për protestën e 5 marsit, e cila mund të shtyhet në varësi të seancës plenare.
]]>