Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Drejtori i Shëndetësisë Dr. Petrit Loci dhe bashkëpunëtorë nga Ekzekutivi e Asambleja kanë qëndruar sot për vizitë njohëse në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, me çrast janë pritur nga Drejtori i ri Ekzekutiv i këtij institucioni Dr. Fazli Shala.
Nga atje, Muhaxheri ka paralajmëruar projekte të përbashkëta me interes të përgjithshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Muhaxheri në një postim të mbrëmjes.
Postimi i plotë:
“Sot, me shumë kënaqësi isha për vizitë tek Dr. Fazli Shala, tashme Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, me ç’rast e urova së bashku me ekipin tim për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje dhe bashkëpunim institucional. Së shpejti do të fillojmë me projekte të reja të përbashkëta me interes të përgjithshëm. Drejtorit të ri i uroj shumë suksese!”-shkruan Muhaxheri./Njeshi/

