5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Kryetari i SBASHK-ut: Ne gjithmonë kemi qenë kundër procesit të subvencionimit të teksteve shkollore

Në lidhje me kallëzimin penal ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Ai ka shprehur kundërshtimin e sindikatës ndaj këtij procesi, duke theksuar se ata kanë qenë gjithmonë kundër subvencionimit të teksteve dhe e kanë kritikuar publikisht këtë veprim.

‘’ Ne si SBASHK gjithmonë kemi qenë kundër këtij procesi të subvencionimit të teksteve ,ne jemi shprehur kundër publikisht’’, tha Jasharaj.

Jasharaj shtoi se SBASHK-u ka kërkuar takime me Ministrinë e Arsimit për të diskutuar këtë çështje, por ministrja Nagavci nuk i ka takuar që dy vjet, pavarësisht kërkesave të shumta përmes shkresave.

‘’Ne këtë ia kemi thënë zëvendës ministrit Taulant Kelmendi sepse ministrja Nagavci nuk na takon tash e dy vite edhe pse kemi kërkuar përmes shkresave’’, tha Jasharaj.

Ai theksoi se, sikur të ishte vepruar siç duhet me një marrëveshje transparente dhe të drejtpërdrejtë me botuesit, librat do të ishin shpërndarë në shkolla dhe jo në librari, siç ka ndodhur dhe as ky kallëzim nuk do të kishte ndodhur

‘’ Edhe ky kallëzim  nuk do të ndodhte sikur të veprohej siç duhet, të bëhej me kohë marrëveshja me shtëpi botuese në mënyrë transparente të drejtpërdrejte dhe librat të shkonin në shkollë e jo në librari  pastaj të kemi vonesa në pajisje me libra’’, theksoi Jasharaj.

Jasharaj pohoi se gabimi i vitit të kaluar është përsëritur, duke krijuar vonesa në shpërndarjen e teksteve dhe probleme në pajisjen e shkollave me libra. Sipas tij, ky proces ka dështuar

‘’ Pra është përsëritur gabimi I vitit të kaluar edhe pse të gjithë e kemi kundërshtuar këtë proces sepse ka shkaktuar vonesa në proces’’, përfundoi Jasharaj./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...