4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat: 12 vdekje sivjet në vendin e punës, Inspektorati e Qeveria nuk po punojnë

Artmotion Black 2024

Ndryshe nga shifrat e Inspektoratit të Punës për vdekjet në vendin e punës, nga Sindikata e Sektorit Privat deklarojnë ndryshe.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tregon për media se gjatë 2024 janë regjistruar 8 raste me fatalitet në vendin e punës.

“Në vitin 2024 deri më tani kemi 12 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës duke përfshirë edhe vdekjen e fundit të 25 vjeçarit”, u shpreh Azemi.

Azemi tregon se punëtorët s’kanë kushte minimale për të punuar.

“Kushtet e rënda i kanë punëtorët, askush nuk mbanë përgjegjësi për ta përveç ata për vete, nuk janë krijuar kushtet as minimale që ta respektojmë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Veç nëse e ruajnë vetën se Institucionet nuk po bëjnë asgjë”, deklaroi ai.

Tutje, Azemi vlerëson se fajtori kryesor për humbjen e jetëve të punëtorëve janë pronarët e kompanisë.

Ai ka kritikuar Qeverinë dhe Inspektoratin e Punës për mos punën e tyre.

“Fajtori kryesor është pronari i kompanisë, kur punëtori hynë në kantier nuk duhet lejuar të hyjë pa pajisje. Çdo kompani e ka për obligim që ta ketë një punëtor për çështje të sigurisë dhe shëndetit të punës që e mbikëqyr këtë kompani dhe ai duhet të jetë përgjegjës. Inspektorati i Punës nuk është duke kryer punën e vetë dhe as Qeveri”, tha ai.

Në Kosovë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...