15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Kryetari i Vitisë konfirmon vdekjen e një vajze nga Kosova në tragjedinë në Graz të Austrisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka konfirmuar se në sulmin e sotëm në shkollën e mesme në Graz të Austrisë , ka mbetur e vdekur edhe një vajzë nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se e njëjta ishte me prejardhje nga Vitia.

“Me pikëlloi pa masë  lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh”, ka shkruar Haliti.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...