13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Kryetari i VV-së në Pejë shkruan për 6 vite dështimi të projektit ‘Borea’

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, Taulant Kelmendi që është edhe Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka dalur me një reagim publik, kur janë shënuar 6 vite nga proklamimi i ‘fillimit’ të projektit ‘Borea’, nga ana e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit.

“Borea” e Gazmend Muhaxherit u bë fantazma që qarkullon tash e 12 vite në Pejë. Herë si premtim në fushata zgjedhore, herë si krekosje, e herë si viktimizim. Para 6 vitesh hapi një gropë, në rrethana që i dimë e s’duam t’i kujtojmë, me fjalim emocional e me lot tha: “Këtu fillon ëndrra e madhe e Pejës.”-shkruan mes tjerash Kelmendi i Vetëvendosje-s.

Postimi i plotë:

‘Dështimi i projektit “Borea” nuk e gëzon asnjë qytetar të Pejës, asnjë prej nesh, por si ka mundësi që të gjitha dështimet të kthehen në një cikël të vazhdueshëm premtimesh, ku askush nuk mban përgjegjësi dhe qyteti mbetet në pritje të një të ardhmeje që nuk vjen kurrë?

“Borea” e Gazmend Muhaxherit u bë fantazma që qarkullon tash e 12 vite në Pejë. Herë si premtim në fushata zgjedhore, herë si krekosje, e herë si viktimizim.

Para 6 vitesh hapi një gropë, në rrethana që i dimë e s’duam t’i kujtojmë, me fjalim emocional e me lot tha: “Këtu fillon ëndrra e madhe e Pejës.”

Ajo ëndërr ngeli në gropë, ashtu si çdo gjë tjetër që iu premtua qytetarëve të këtij qyteti.

Duke ditur që është lodhur e pa energji për premtime të reja, po thuhet se jo vetëm që e ka braktisur këtë ëndërr, por do ta braktisë edhe qytetin për “ëndrra më madhore.”

Krejt çfarë dua t’ju them është se ky njeri në këtë qytet #deshtoi.’-shkruan Kelmendi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...