21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Kryetari i Zveçanit po e ushtron detyrën nga objekti i Komunës, thotë se kanë mungesë stafi

Janë bërë një vit që kur e ka marrë detyrën. Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci funksionin e tij  gjatë kësaj kohe e ushtronte nga fshati Lipë.

Por nga java e kaluar, ai tashmë është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit.

Megjithatë ai tregon për media se aty ende nuk janë vendosur të gjitha drejtoritë përkatëse.

“Deri më tash i kemi 12 drejtori, 11 i kemi këtu vetëm është Drejtoria e Kadastrit në fshatin Kelmend për disa arsye teknike po besoj edhe javën tjetër edhe ata do të vijnë këtu”, ka deklaruar ai.

Derisa tregon se kërkesat janë të vazhdueshme për kryerjen e shërbimeve nga qytetarët, por që po përballen me numër të vogël të zyrtarëve komunalë.

“Numër të mjaftueshëm nuk kemi të zyrtarëve mirëpo është numri i mjaftueshëm sa i përket shërbimeve të qytetarëve në të gjitha lëmitë, nuk ka mungesë diçka por nuk është numri total i mjaftueshëm… Pritet mu rrit dmth veç jemi në vazhdim disa pozita i kemi shpallë jemi vazhdimisht duke shpallë pozita të cilat ato kanë qenë dhe janë të lira për momentin jemi tu i shpallë besojë që brenda një kohe të shkurtë do të arrijmë të plotësojmë numrin që janë mungesë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Peci tregon edhe disa nga vendimet më të rëndësishme që kanë marrë së fundmi.

“Gjatë ditëve të fundit me rëndësi ka qenë kjo me u vendosë në objekt të Komunës. Vendime ka kanë përfunduar disa vendime të rëndësishme për qytetarë dmth rregullimi i disa rrugëve si në qendër këtu si në fshatra si te serbët si te shqiptarët, rregullimi i ujësjellësve kështu që ka pasë disa rregullime të mira për qytetarë”, ka pohuar ai.

Para një viti, fillimi i detyrës së re si kryetar  dhe tre kolegëve të në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut nxiti tensione të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...