Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti sot në takim nxënësit e ShFMU “Lidhja e Prizrenit”, të cilët janë fitues të vendit të parë në garat republikane në basketboll.
Gjatë takimit, kryetari Muhaxheri përgëzoi të rinjtë për suksesin e arritur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetit të Pejës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për talentet e rinj.
Sipas një postimi në Facebook, Komuna e Pejës ka bërë të ditur se kryetari Muhaxheri ka përgëzuar të rinjtë, duke theksuar se kjo arritje është krenari për qytetin e Pejës.
“Ky është një rezultat që na bën krenarë dhe dëshmon për punën dhe përkushtimin e të rinjve tanë në sport, mbështetja institucionale për këta talent nuk do të mungojë”, ka thënë kryetari Muhaxheri./Njeshi/