2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Turqisë Agili

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Tunç Agili. Gjatë takimit, Kryetari Muhaxheri falënderoi Agili për vizitën e tij dhe e informoi mbi punët e kryera në Komunën e Pejës gjatë viteve të kaluara, duke theksuar arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur.

Kryetari Muhaxheri vuri në pah bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën e Turqisë, veçanërisht me Komunat me të cilat Peja është binjakëzuar. Ai shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e këtyre lidhjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Ambasadori Tunç Agili falënderoi Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e ngritur deri më tani. Ai theksoi se Republika e Turqisë do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe Komunat e saj në iniciativat e ndryshme për përparim dhe zhvillim.

Komuna e Pejës vazhdon të punojë për të forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe rajonit.-thuhet në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...