7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Kryetari Muhaxheri priti në takim Komandantin e ri rajonal të KFOR-it, kolonelin Errico

Zyra për Informim e Komunës së Pejës, njofton se numri një i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur sot në kabinetin e tij komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Errico, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it.

Komunikata e plotë:

‘Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Errico, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it – Regional Command West në Pejë për gjashtëmujorin e ardhshëm.

Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, Kolonelit Errico, të cilin e falënderoi për vizitën, si dhe i uroi suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marr, po ashtu theksoi s’e bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.

Koloneli Errico e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për mikpritjen dhe theksoi s’e prej që kam ardhë në Kosovë takimin e parë me Kryetar të Komunave, po e bëjë me Ju, sepse me Pejë kemi një bashkëpunim të veçantë dhe sot do të dhurojmë një donacion për SHFMU “Haxhi Zeka”, në fshatin Zahaq, pra kjo është edhe një dëshmi, që jemi afër popullit.

Unë kam qenë para 20 viteve në Pejë dhe po e shoh, që qyteti i Pejës paska ndryshuar shumë për të mirë, sepse Peja është qytet i bukur dhe shumë i rëndësishëm.

Po ashtu, e kam vërejtur një bashkëpunim shumë të mirë midis qytetit dhe fshatrave, që nuk ka asnjë dallim dhe është një zhvillim i përgjithshëm, për një jetesë dhe bashkëpunim të përbashkët.’/Njeshi&RADIO 1/

Takohen Kryeprokurorja, zv/kryeprokurorja dhe Kryetari i Gjykatës së Pejës

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...