Koloneli Rocco Mundo, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it – Regional Command West në Pejë për gjashtëmujorin e ardhshëm, u takua sot me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin.
Gjatë takimit është diskutuar për nënshkrimin e Paktit të Miqësisë dhe bashkëpunimin në mes të Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës, aktivitetet e kulturës italiane, projekt – propozimin për të zhvilluar një kampanjë nëpër shkolla për mjetet shpërthyese.
Me anë të një postimi në rrjetin social, zyra për informim e komunës ka bërë të ditur, disa detaje nga takimi. /Njeshi/