22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kryetari Muhaxheri priti në takim Rektorin Krasniqi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani kanë pritur në takim Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Armand Krasniqi dhe disa profesorë nga Universiteti i Maltës.
Në njoftimin komunal bëhet e ditur se ‘kryetari Muhaxheri, u uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës dhe i falënderoj për vizitën rektorin Krasniqi dhe profesorët nga Malta, të cilët i njoftoi s’e qyteti jonë e ka pas tri herë në vizitë Ambasadoren e Maltës në Republikën e Kosovës, znj.Juliana Scerri – Ferrante me të cilën kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, shtegun kulturor, prioritetet në fushën e turizmit, kulturës, agroturizmit, bujqësisë, stimulimin e ideve për të ardhmen etj.’

Me këtë rast rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për pritjen, mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e treguar për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe theksoi s’e sot jemi këtu bashkë me miqtë tanë nga Universiteti i Maltës, të cilët kanë ardhë vullnetarisht nga Malta për të na ndihmuar në hartimin e një programi për procesin e doktoraturës në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë./Njeshi/RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...