11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Kryetari Muhaxheri shpërndanë vendimin, që tregon për oborret e shkollave në Pejë që do të hapen si parkingje për bashkatdhetarët

Nga llogaria personale ne Facebook, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shpërndarë sot një vendim, që është marrë për të lehtësuar lëvizjen e bashkatdhetarëve të shumë që ndodhen për pushim në Kosovë.

Vendimi bën të ditur, se Drejtoria për Arsim, ka lejuar shfrytëzimin e hapësirave të oborreve të katër shkollave, dy fillore dhe dy të mesme, si parkingje për bashkatdhetarët, pa ndonjë pagesë.

Bëhet e ditur se nga 19 korriku, deri më 30 gusht, do të jenë të hapura oborret e shkollave, “Dardania”, “Ramiz Sadiku”, shkolla e mesme e mjekësisë, si dhe oborri i shkollës teknike “Shaban Spahija”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...