0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Kryetari Muhaxheri uron Noren dhe Distrian

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian në Montpellier të Francës në kategorinë deri 57 kilogramë.

Për medalje të bronztë, Nora e mposhti gjermanen Seija Ballhaus. Ndaj saj fitoi me Ippon në kohën shtesë.

Edhe Distria Krasniqi në Montpellier të Francës, fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Medaljen europiane, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.

Pas këtyre triumfeve ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Xhudistja Nora Gjakova, merr medaljen e shtatë në kampionate europiane: një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta! Sot, në Montpellier të Francës, Nora fitoi medaljen e bronztë. Kurse, Distria Krasniqi siguron medaljen europiane, duke u bërë nënkampione Europiane!’-shkruan Muhaxheri./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...