Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka komentuar letrën që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar atij të LDK-së,Lumir Abdixhiu, të cilit i ka kërkuar bashkëpunim politik përmes një koalicioni LVV-LDK.
Kryeziu tha se letra për nga përmbajtja, lë shumë për të dëshiruar, por sipas tij, LDK-ja duhet të veprojë politikisht, jo për t’i shërbyer VV-së, por për të mos i shërbyer krizës.
“Për një kohë jemi duke kërkuar një marrëveshje politike që mundëson funksionalizimin e institucioneve dhe një qeverisje të qëndrueshme. Sot, Kurti i paska shkruar sërish Abdixhikut, kësaj here jo vetëm për konstituimin e institucioneve, por për një koalicion qeverisës. Një letër që, për nga përmbajtja, lë shumë për të dëshiruar, sidomos kur vjen nga një ish-kryeministër, a kryeministër në detyrë dhe lider i subjektit më të madh politik. Pra, është e lehtë ta refuzosh letrën për gjuhën dhe qasjen e papërshtatshme. Por më e rëndësishme është të mos refuzojmë mundësinë për dialog ndërpartiak. LDK duhet të veproj politikisht jo për t’i shërbyer VV-së, por për të mos i shërbyer krizës së zgjatur politike dhe institucionale”, ka shkruar, Kryeziu.
Kurti, sot përmes një letre i tha Abdixhikut se edhe votuesit e LDK-së më shumë preferojnë një koalicion me LVV-në, sikurse votuesit e LVV-së që preferojnë atë me LDK.
Aty i ka treguar se nuk do koalicion me PDK-në, e sipas Kurtit edhe mund të shkohet në zgjedhje, por sërish rezultati do të ishte, sipas tij, i njëjtë e LDK-ja do të duhej të ulej prapë me Vetëvendosjen për të diskutuar për koalicion.
“Pse ta bëjmë atëherë vonë, kur mundemi ta bëjmë tash. Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë i ka shkruar Kurti – Abdixhikut. Kreu i LDK-së gjatë ditës ka qenë i shkurtër me gazetarë. Tha se do t’i kthejë përgjigje zyrtare me kohë./Njeshi/