24.7 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Kryeziu: Vepër penale mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha për media  se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është vendim i mirë dhe optimal, përmes të cilit synohet të përshpejtohet procesi i konstituimit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim i mirë, optimal, i cili ka mundësuar  shpejtimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, si një institucion i rëndësishëm i Kosovës.” tha ai.

 

Kryeziu, shtoi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale, dhe nëse deputetët nuk e zbatojnë atë, atëherë bëjnë shkelje të Kushtetutës.

“Pasojat ligjore janë – nëse një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohet është vepër penale. Nuk ka masë tjetër, domethënë vetëm ky vendim është marrë duhet me respektuar çdo deputet, sepse shkelin Kushtetutën.” përfundoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...