Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë kuptuar tri gjëra themelore.
Një ndër këto tri gjëra, sipas Kryeziut, është se qytetarët ‘ kërkojnë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe nuk kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin e plotë një subjekti politik për të qeverisur i vetëm.
“Nga zgjedhjet e fundit ndoshta kemi mësuar shumë, por tre gjërat themelore për orientimin e votuesve duket të jenë. Së pari, iniciativat ose partitë me retorikë të ngjyrosur nga islami politik, si dhe diskursi dhe retorika mbi ‘tradhtinë kombëtare’ apo ‘shitjen e vendit’, janë tejkaluar dhe kanë ndikim minimal ose të papërfillshëm në orientimin e votuesve. Dhe së treti, votuesit kanë treguar se kërkojnë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe nuk kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin e plotë një subjekti politik për të qeverisur i vetëm”, ka shkruar Kryeziu. /Njeshi/