34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për herë të parë është kryer një operacioni i rrallë, ku një pacientes 67 vjeçare i është hequr masa tumorale, me dy qasje kirurgjike.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Qasje abdominale– barkore  gjatë se cilës lirohet masa e tumorit  nga indet e buta të legenit (nga pjesa përfundimtare e zorrës së trashë, nga enët e gjakut dhe pleksusi nervor).

Qasja sakrale (qasje kërbishtit), gjatë se cilës nga pjesa shpinore sakro-koksigeale (ashti i bishtit) bëhet sakrektomi parciale (heqje e pjesshme ashtit), nga niveli S2/S3, ndarja nga muskujt gluteal (muskujt e të ndenjurit) dhe ligamenti anokoksigeal, ligamenti që forcon pjesën e zorrës dalëse me kërbishti, ku hiqet komplet masa tumorale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...