15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Kthesa e beftë e politikës amerikane: “Kosova të bëhet më e dëgjueshme”

Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shtangu aleatët e tyre gjetkë.

Udhëheqësit e BE-së nxituan të rikonfirmonin mbështetjen për Kievin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku drejt paqes së qëndrueshme.

Transformimi i shpejtë i politikës amerikane vjen pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe, pashmangshëm, shtron pyetjen: a mund të përballet Kosova me fat të ngjashëm në mosmarrëveshjen e saj me Serbinë? Disa analistë thonë jo, por, në të njëjtën kohë, sugjerojnë që Kosova të bëhet “më e dëgjueshme”.

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara ishin mbështetëset kryesore të Kievit – si në aspektin ushtarak, ashtu edhe atë diplomatik. Por sot, tre vjet më vonë, presidenti amerikan, Donald Trump, tingëllon më dashamirës ndaj Rusisë sesa Ukrainës.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance, patën një shkëmbim të tensionuar fjalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe e ndërprenë disa herë njëri-tjetrin.

Trump e akuzoi atë se po bën “bixhoz me jetën e miliona njerëzve” dhe “me Luftën e Tretë Botërore” dhe i tha se “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Lajmi i plotë në RADIO EVROPA E LIRË. /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...