Në dy vendkalimet kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdare po vazhdojnë kolonat edhe gjatë ditës së sotme.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se qytetarët po presin më shumë se një orë në dalje të Merdares.
Kolona janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë.
Ndërsa, në hyrje të pikave kufitare nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda pak minutash.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar mbi këtë link. /Njeshi/