2 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Ku do të shkojë Mancini pas dorëheqjes nga selektori i Italisë

Tashmë kanë nisur të lindin pikëpyetje se ku do të shkojë Roberto Mancini pas lajmit për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Kombëtares së Italisë, të dielën pasdite

Derisa arsyet për largimin e tij ende janë të paqarta, Mancini do të këtë shumë mundësi për të zgjedhur të ardhmen e tij.

Trajneri që ka fituar Serie A, Premier Ligën dhe Euro 2022 tani do të këtë shumë mundësi të reja për herë të parë që nga viti 2017, pasi që ishte emëruar trajner i Kombëtares në mars të vitit 2018 kurse një vit më parë kishte qenë trajner i Zenit St. Petersburg.

Në fakt, Mancini kishte qenë javë vetëm një vit pasi që ishte emëruar trajner i Manchester City në vitin 2009.

Për këtë arsye, ai ishte në krye të Italisë për disa vite, kurse Calciomercato beson që 58 vjeçari do të pushon për një vit.

Në fakt këtu janë dy opsione. Mancini mund ta marrë një pushim për t’u qetësuar nga presioni dhe stresi si trajner i Kombëtares, apo ai do të zgjedh që të punojë përsëri.

Calciomercato shkruan se asgjë nuk është e pamundur dhe Mancini mund të rikthehet në Premier Ligë një ditë, apo ndoshta do ta presë mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në Serie A.

Këtu në element mund të vije edhe Arabia Saudite. Liga arabe nuk ka për qëllim vetëm transferimin e futbollistëve cilësor por edhe të trajnerëve për ta bërë Arabinë Saudite sa më garuese në futbollin botëror.

Kështu që, Calciomercato shkruan që Mancini do të konsideronte një rol të komisionerit që do ta merrte në këtë vend, duke i zhvilluar ligën dhe futbollin në përgjegjësi në Arabi Saudite.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...