23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Kualifikimet për Conference League: Prishtina e pret sot ekipin uellsian Connah’s Quay

Prishtina do të kërkojë ta krijojë një epërsi komanduese në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Europa Conference League, kur të përballet me Connah’s Quay në kryeqytetin kosovar.

Prishtina do ta presë klubin uellsian përballë rreth tre mijë shikuesve në Stadiumin Fadil Vokrri sot në orën 18:00, për herë të parë pas më shumë se një viti, raporton Gazeta Express.

Takimi kthyes i rundit të dytë kualifikues zhvillohet pas një jave në Uells dhe fituesi kalon në rrethin e tretë kualifikues.

Nëse Prishtina e kalon këtë pengesë, atëherë në rrethin e tretë do të përballet me fituesin e duelit të rrethit të dytë kualifikues Valur vs KF Bodo/Glimt.

Trajneri i bardhekaltërve Zekirija Ramadani tha para ndeshjes se e ka studiuar kundërshtarin dhe se pret që Quay do të luajë futboll mbrojtës.

“E kemi parë si luan, si pikat e forta, po ashtu edhe ato të dobëta. E kam parë ndeshjen kundër Alashkert, skuadër që mbrohet me tërë fuqitë, nuk del fare ose shumë rrallë në sulm dhe atë kryesisht pas ndërprerjeve si armë e tyre më e fortë dhe me futbollistë shtatgjatë. Por, do të provojmë të bëjmë preventivat e duhura dhe të marrim masa, sidomos në ndërprerje”, tha Ramadani të hënën.

Prishtina do të përballet me disa mungesa të theksuara, si Leonit Abazi, Sabien Lilaj, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova, por Ramadani beson se ka mjaftueshëm lojtarë për t’i mbushur boshllëqet.

Ne duhet bërë punën tonë, megjithëse mungesa si Abazi, Lilaj e sidomos Zyba që ende nuk e dimë se sa gjatë do të mungoj, por edhe Dellova duke mos e harruar, janë evidente, por me futbollistët që kam në dispozicion do të bëjmë maksimumin që mos të vërehet mungesa e ndonjërit dhe që ta kemi sa më lehtë për ndeshjen kthyese pas një jave” – u shpreh Ramadani.

Ky është takimi i parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay, pasi të dy klubet marrin pjesë për herë të parë në kualifikime për garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Prishtina përfundojë në këtë garë pasi u mund në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke pësuar gjashtë gola në dy ndeshje në përballje me Ferencvaros, derisa e shënoi vetëm një. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...